Redirecting to home...

Të huajt pa leje qendrimi në Greqi kanë të drejtën e hyrjes në spitalet publike dhe qendrat mjeksore me përjashtim të rasteve të jashtzakonshme/ose të të incidenteve infektive. ky kufizim nuk është në fuqi për fëmijë të moshës nën (< 18 vjeç).

Në veçanti për të huajt që janë infektuar nga HIV ose sëmundje infektive të tjera si për shembull, tuberkulozi, legjislacioni parashikon dhënien falas të kurimit mjeksor medikamentoz nëqoftëse nuk mundet tu jepet kurim të mjeksor medikamentoz rezultativ tek vendi nga i cili vijnë ose kthimi i tyre.

Legjislacioni përkatës

Neni 84 paragrafi 1 i Ligjit 3386/2005: «Sherbimet publike, personat juridikë të së drejtës publike, organizmat e administratës vendore, organizmat dhe bizneset e dobisë së përbashkët dhe organizmat e sigurimit shoqeror, detyrohen të mos ofrojnë sherbimet e tyre tek shtetasit e vendit të tretë, të cilët nuk kanë pasaportë ose dokument tjetër udhëtimi që njihet nga konventat ndërkombëtare, vizë hyrje ose leje qendrimi dhe përgjithësisht nuk provojnë se nga janë futur dhe se qëndrojnë ligjërisht në Greqi. Përjashtohen spitalet, institucionet kurative dhe klinikat kur bëhet fjalë për shtetas të vendeve të treta që shtrohen në gjendje të jashzakonshme për mjekim dhe për fëmijë të mitur nga Seksioni i Incidenteve Urgjente (TEP) të çdo Spitali për incident urgjent - të jashtzakonshëm ose sëmundje infektive.»

Neni 11 paragrafi E i Ligjit 2955/2-11-01 (ΦΕΚ Α 256) «Tek të huajt emigrantë ekonomikë të cilët janë infektuar nga HIV ose sëmundje të tjera infektive, përderisa kanë nevojë për kurim me mjekim medikamentoz dhe nuk mundet tu jepet mjekim medikamentoz rezultativ në vendin e prejardhjes së tyre ose kthimi i tyre, atyre u ofrohet falas kurim mjeksor medikamentoz.»