Personat që gëzojnë të drejtën dhe kërkues të mbrojtjes ndërkombëtare, njihen nga legjislacioni kombëtar ose ndërkombëtar si kategori veçanërisht e prekshme dhe për këtë arësye gëzojnë të drejtën e dhënies falas të të kurimit mjeksor medikamentoz dhe kurimit spitalor në spitale shtetërore, qendra shendetsore dhe ambulanca rajonale.
E vetmja e dhënë e kërkuar për ofrimin e mjekimit të mësipërm në fjalë është për çdo kategori përkatëse (a) letër njoftimi i refugjatit (b) shënimi i shërbimit të kërkuesit të azilit të të huajit dhe buletini i kërkesës së azilit i të huajit dhe (c) buletini i posaçëm i qendrimit të të huajit për arësye humanitare.
Sipas Vendimit të Përbashkët Ministror me Nr.13949/06 ( KYA) (ΦΕΚ 1747/B/30-11-06) mjekimi medikamentoz dhe kurimi spitalor ofrohet falas tek të huajt që gjenden në
Territorin Grek me kushtin se janë të pasiguruar dhe ekonomikisht të dobët dhe përkasin në një nga kategoritë:
a) Janë njohur nga autoritetet kompetente si refugjatë
b) Kanë aplikuar kërkesë për njohje të cilësisë së refugjatit e cila gjendet në stadin e shqyrtimit .
c) Është miratuar qendrimi i tyre për shkaqe humanitare ose paracaktuar afati i cili nuk ka skaduar.
Kurimi me mjekim mjeksor medikamentoz përfshin:
Α. a) Vizitë në ambulancat e jashtme të spitaleve shtetërorë, të qendrave shendetsore dhe të ambulancave rajonale shtetërore dhe kryerje e analizave paraklinike .
b) Dhënie e medikamenteve me recetë mjeku të cilët sherbejnë tek institucionet e pikës së kaluar më sipër, recetë e vertetuar nga Drejtori i Klinikës.
Β. Kurimi spitalor përfshin mjekim në klinikë, me shtrat të klasit Γ në spitalet shtetërorë
Për informata më të shumta shikoni Qarkoren e Ministrisë së Shendetsisë me Nr. Protokolli Y4a/ int. 93443/11 dhe me temë: Sqarime përkatësisht me hyrjen tek sistemi i kurimit mjeksor medikamentoz i vendit tek të Huajt dhe tek të Pasiguruarit.