Shënjat (Simptomat)
1. Temperaturë e cila mund të çfaqet ne intervale kohe të çrregullta dhe nuk bie
|
2. Dhimbje në kyçet
|
3. Djersitje
|
4. Dhimbje koke
|
5. Dobësi
|
Si ngjitet
Bruceloza ngjitet tek njeriu nga kafshët kryesisht nga ato që rriten (lopëet, qetë, dhentë, dhitë, derrat) dhe në gradë më të vogël nga disa kafshë te egra (derrat e egër, drerët, lepujt) permes
- Konsumimit të ushqimeve, në veçanti të produkteve të qumeshtit të cilat vijnë të nga kafshët e infektuara dhe nuk i janë nënshtruar përpunimit të posaçëm.
- Me kontaktin pa masa mbrojtëse me kafshë të infektuara.
Përballimi
Për përballimin e sëmundjes kërkoni ndihmë mjeksore dhe të merrni medikamentet duhura.
Masa profilaktike
- Konsumoni vetëm qumësht të pasterizuar. Në rastin që nuk jini të sigurtë nëse qumështi është i pasterizuar, ta zieni të paktën 2 minuta para se ta pini (nuk mjafton thjeshtë të fryhet)
- Evitoni konsumimin e djathrave të freskëta dhe të buta nëqoftëse nuk janë pjekur të paktën për 2 muaj sidhe të produkteve të tjera nëse nuk njihni se është ruajtur procedura e saktë e pregatitjes së tyre.
- Përdorni doreza plastike gjatë kontaktit direkt (p.sh. lindja , mjelja) me kafshë të cilat mundet të jenë infektuar sidhe uniformë mbrojtëse, szze dhe maskë gjatë therjes së kafsëve.
- Nëqoftëse vini në kontakt me kafshë që mundet të jenë infektuar pa veshur doreza, të lani mirë duart tuaja me ujë dhe sapun dhe të vini eventualisht jod në plagë ose gërvishje të hapura
- Nëqoftëse pikëza të materjalit të infektuar do të vijnë në kontakt me sytë tuaja, i shplani me ujë të bollshëm të pastër dhe shkoni menjëherë tek mjeku okulist (Mjeku i syve)
- Lani në temperatura të larta ose dizinfektoni me klorin ose me dizinfektant tjetër të posaçëm, rrobat, këpucët ose sende të tjerat të cilat kanë ardhur në kontakt me kafshë të infektuara.
- Plehu (bajga) nga kafshët e infektuara duhet të nënshtrohet përpunimit të posaçëm ndërsa largimi i saj duhet të bëhet me mënyrë të sigurtë .
Kur duhet të konsultoheni me mjekun tuaj
Nëqoftëse kini simptoma (shënja) që besoni se mundet të vijnë nga bruceloza konsultohuni me mjekun tuaj.
Referenca bibliografike
keelpno
cdc