Shënjat (Simptomat)
Javën e parë
1. Temperaturë e lartë (39 – 40 C) e cila insiston
|
2. Dhimbje barku
|
3. Konfuzion mendor
|
4. Konstipacion (kapsllëk tek të rriturit) ose diarre -heqje barku (tek fëmijët)
|
5. Të vjella (zakonisht tek fëmijët)
|
6. Kollë e thatë
|
7. Dhimbje koke
|
8. Humbje e oreksit
|
9. Ekzanteme me formën e niveleve, të njollave ngjyrë roz
|
10. Ndjenjë dobësie
|
Si ngjitet (si transmetohet)
Sipas rregullit ngjtja (transmetimi) i etheve të tifos bëhet përmes rrugës së gojes- zorrëve, d.m.th. përmes konsumit të ushqimit të ndotur ose ujit nga fekalet dhe urina e të sëmurëve ose bartësve. Burime më të zakonshme të ndotjes përbëjnë kafshët e detit me guaska (në veçanti gocat e detit) të cilat ndoten -infektohen nga ujat e ndyra, frutat e greskëta, lakrat e freskëta dhe qumështi i i infektuar ose produktet e qumështit .
Transmetimi i etheve të tifos bëhet me konsumin e ushqimit ose pijes të cilën përdori ose manipuloi bartës i sëmundjes ose me konsumin e ujit të ndotur .
Përballimi
Për përballimin e sëmundjes kërkohet ndihmë mjeksore. Ethet e tifos përballohen me medikamente antibiotike. Është e rendesishme të vazhdohet mjekimi medikamentoz për kaq kohë sa është indikuar. Rekomandohet gjithashtu çlodhje, marrje e shumë lengjeve dhe drekë të rregullta.
Masa mbrojtëse, profilaktike
Masat prandaluese kryesore janë:
- Evitimi i ushqimeve dhe pijeve të papërpunuara ose gjysëm të gatuara
- Vaksinimi kundër mikrobit
- Zgjedhja e kujdesshme e ushqimeve dhe e pijeve që konsumohen gjatë kohës së një udhëtimi
Disa nga udhëzimet kryesore për udhëtarët janë si më poshtë:
- Konsum i ujit të ambalazhuar ku më parë është zier dhe është ruajtur në pikën e zierjes të paktën për një (1) minutë
- Konsum i pijeve pa copra akulli, përveçse nëqoftëse akulli vjen nga ngrirja e ujit të zier ose nga uji i ambalazhuar
- Konsum i gjellëve të cilat janë gatuar mirë pak kohë më parë .
- Evitim i ngrenies së frutave dhe perimeve të cilave nuk u qerohet levozhga
- Evitim i ngrenies së ushqimeve dhe pirjes së pijeve nga shitësit ambulantë.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun tuaj
Në rastin kur dikush dyshon për ethe të tifos do të duhet të kërkojë ndihmë të menjëhershme mejeksore. Nëqoftëse i sëmuri ka të vjella itë cilat insistojnë, diarre shumë të rëndë dhe enjtje në bark, mundet të duhet të shtrohet në spital.
Udhëtarët ndaj vendeve që ekzistojnë ethet e tifos (p.sh. India, Pakistani, Bagladeshi e tj.) do të duhet të konsultohen mjekun e tyre përkatësisht me vaksinimin.
Vaksinat
Për Ethet e tifos ekziston vaksinim, por i cili nuk është absolutisht i sigurtë. Vaksinimi do të duhet të jetë përfunduar të paktën një javë për të qenë rezultativ.
Referenca bibliografike
keelpno
nhs