Të drejtë në sigurimet shoqerore kanë vetë të huajt e ligjshëm, domethënë ata të cilët kanë leje qendrimi dhe kanë librezë shëndetësore.
Libreza shëndetësore
Për lëshimin e librezës shëndetësore sipas vendimit Φ 40021/ brenda 4284/175/24-2-2014 midis të tjerave parashikohet se «Tek të siguruarit e Institutit të Sigurimeve Shoqerore I.K.A –E.T.A.M dhe tek antarët e familjes së tyre për periudhën nga data 1-3-2014 deri më datë 28-2-2015 është e mundur dhënia e përfitimeve të sëmundjes në lloj ,me plotësimin të paktën të pesdhjetë ( 50 ) ditëve të siguruara , qoftë gjatë vitit të kaluar kalendarik (2013 ) qoftë gjatë pesëmbëdhjetmujorit të fundit , pa u bashkllogaritur ditët që u realizuan gjatë tremujorit kalendarik të fundit të pesëmbëdhjetmujorit . Tek personat e papunë të moshës mbi 29 dhe deri 55 vjeç të cilët kanë përfituar nga dispozitat e paragrafit 4 të nenit 5 të Ligjit 2768/1999 (Α΄ 273 ) siç janë modifikuar dhe janë në fuqi , mbulimi i sigurimit për përfitime të sëmundjes në lloj zgjatet deri më datë 28 Shkurt 2015 . Tek punonjësit e bisneseve me titullin «ΕΤΕΡΙΑ ΤROHEU YLIKU ΕLLADOS Α.Ε » dhe « NAFPIGIA SKARAMANGA » sidhe tek pjesterët e familjes së tyre , për periudhën 1/3/2014 deri më datë 28/2/2015 është i mundur ofrimi i përfitimeve të sëmundjes në lloj , pa kushtin e plotësimit të ditëve të siguruara.».
Si mundem të konfirmoj nëse kam të drejtë tek aftësia e sigurimit shoqeror.
Vizitoni ( futuni ) tek faqja e internetit www.Ika.gr dhe në vazhdim shkoni tek «Faqja Fillestare» dhe hapni menunë që del duke përzgjedhur më pas «Ασφαλιστική Ικανότητα»(shq.Aftësia Siguruese).