Libreza e të pasiguruarit
Kujdes: Libreza e të Pasiguruarit është identik me librezën e Asistencës dhe me librezën e të Vobektit/e të Varfërit
Cilët të huaj munden të nxjerrin librezë të pasiguruari?
Librezë të pasiguruari munden të nxjerrin:
- Refugjatët e njohur politikë dhe pjestarët e familjeve të tyre (bashkshortja dhe femijët e mitur ose fëmijët në kujdesin e tyre) D.P 266/1999 kanë mundësinë e kurimit mjeksor medikamentoz dhe spitalor falas me tregimin direkt të letër njoftimit të refugjatit.
- Të huajt të cilët kanë aplikuar kërkesë për njohjen të cilësisë së refugjatit dhe e cila gjendet në stadin e shqyrtimit nga Ministria e Rendit Publik dhe pjestarët e familjes së tyre (bashkshortja dhe femijët e mitur ose fëmijët në kujdesin e tyre) (D.P 266/1999) gëzojnë të drejtën e marrjes falas të kurimit mjeksor medikamentoz dhe spitalor nga Sherbimet e Sistemit Kombëtar Shendetësor (E.S.Y) për aq interval kohë zgjazin masat mbrojtëse dhe të ndihmës dhe me tregimin vetëm të vertetimit përkatës nga Drejtoria lokale e Policisë drejtpërdrejtë tek Sherbimet e Sistemit Kombëtar Shendetësor (E.S.Y) ku në këtë vertetim do të përshkruhet shprehimisht koha e mbrojtjes dhe e ndihmës.
- Të huajt viktima të krimeve të neneve 323, 323 A, 349, 351 A të Kodit Penal Penal (sipas Dekretit Presidencial 233/2003 ) të cilët janë të pa siguruar gëzojnë të drejtën e marrjes falas të kurimit mjeksor medikamentoz dhe spitalor nga Sherbimet e Sistemit Kombëtar Shendetësor (E.S.Y) për aq interval kohë zgjazin masat mbrojtëse dhe të ndihmës dhe me tregimin vetëm të vertetimit përkatës nga Drejtoria lokale e Policisë drejtpërdrejtë tek Sherbimet e Sistemit Kombëtar Shendetësor (E.S.Y) ku në këtë vertetim do të përshkruhet shprehimisht koha e mbrojtjes dhe e ndihmës .
- Plan i ri i vendimit ministror i 2014 parashikon mbulimin e më shumë kategorive të personave që gëzojnë të drejtën, qoftë se bëhet fjalë për të pasiguruarit qoftë edhe për të siguruarit e të gjitha arkave të cilat kanë detyrime (borxhe) kundrejt enteve të sigurimit shoqeror dhe përballojnë probleme të shëndetit.
- Të huajt që koinçidojnë tek dispozitat e Ligjit 3875/2010 «Sanksionim dhe zbatim i Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar» dhe për kaq interval kohë zgjasin masat e mbrojtjes dhe të ndihmës.
- Mjekët e huaj bursistë të Qeverisë Greke të cilët vendosen për kualifikim dhe tek pjestarët e familjes së tyre (bashkshorte dhe fëmijët) për sa kohë zgjat kualifikimi i tyre.
- Të huajt që janë infektuar nga HIV-i ose nga sëmundjet e tjera të rënda infektive dhe sipas par. E të nenit 11 të Ligjit 2955/2001 (Gazeta e Qeverisë /ΦΕΚ . 256 τ.Α΄)
- Ata që janë të regjistruar në amzat e arkave të sigurimeve shoqerore dhe pjestarët e familjeve të tyre (bashkshortja dhe femijët e mitur ose fëmijët në kujdesin e tyre) por nuk gëzojnë të drejtën e marrjes së ofertave shëndetsore nga ato për shkak të borxheve, konsiderohen të pasiguruar dhe gëzojnë të drejtën e hyrjes në programin konkret, duke ruajtur të gjitha kushtet përkatëse , pasi të kenë avancuar në deklarimin e nderprerjes së 70 vepritarisë së tyre profesionale tek Drejtoria e Sherbimit Ekonomik (D.O.Y) ose në deklaratë inercie tek Drejtoria e Sherbimit Ekonomik (D.O.Y) dhe për sa kohë të zgjasë kjo e fundit.
- Të personave ku gjendja shëndetësore e tyre kërkon mjekim ose kanë nevojë për kurim mjeksor medikamentoz të vazhdueshëm ose rehabilitimi për shkak të sëmundjeve kronike të pasherueshme , sëmundjeve që shërohen me vështirësi ose sëmundjeve të rralla (sipas epikrizave mjeksore ose të opinioneve të leshuara nga komisionet shendetësore kompetente) nga të cilat ata vuajnë
Çertifikatë e mbrojtjes shoqerore
Cilët të huaj munden të nxjerrin çertifikatë të mbrojtjes shoqerore
- Të huajt me leje qendrimi për shkaqe humanitare (shendeti) dhe pjestarët e familjeve të tyre, përderisa ekziston i provuar problemi i shëndetit (D. P 266/1999 dhe Y.A. 139491/2006) kanë mundësinë e marrjes falas të kurimit mjeksor medikamentoz dhe spitalor me paraqitjen direkte të buletinit të posaçëm të qendrimit për shkaqe humanitare të të huajit, përkatësisht tek Sherbimet e e Sistemit Kombëtar Shendetësor (E.S.Y) U lëshohet Çertifikatë e mbrojtjes shoqerore për intervalin e kohës që ekziston nevoja konkrete e kurimit mjeksor medikamentoz dhe spitalor dhe pas vertetimit të kësaj nevoje nga Institucioni Kurativ Shtetëror. plus kësaj vertetohet edhe koha propabile e kurimit dhe rehabilitimit nga sëmundja YA Y4a / 48566/2005 - Gazeta e Qeverisë /ΦΕΚ B΄/688/18-5-2005
- Shtetasit e Shteteve Antarë të Kartës Shoqerore Evropiane sidhe personat me kombësi tjetër bashkshortë të Grekëve ose të homogjenëve ose të shtetasve të Shteteve Antarë të Bashkimit Evropian sidhe fëmijët (bashkshortja dhe femijët e mitur ose fëmijët në kujdesin e tyre)(Y.A.139491/2006)
Legjislacioni përkatës
Në bazë të Vendimit Ministror K.Y.A 139491/2006 Nentor 2006 (ΦΕΚ B΄/1747 ), personave të pasiguruar , të cilët kanë të ardhura të ulëta, mundet tu leshohet «librezë të pasiguruari» në mënyrë që të regjistrohen tek Amza e të Pasiguruarve dhe i personave të Dobët Ekonomikisht e cila ruhet tek sherbimi kompetent i Shendetit dhe Asistencës të çdo Prefekture. Ky regjistrim do të krijojë të drejtën që të munden të kenë vizita falas nga mjekët, medikamente, të mjekohen ose të transportohen - si të sëmurë - pa kosto. Libreza e të pasiguruarit lëshohet për një vit duke patur për bazë kriteret e të ardhurave tek shtetasit Grekë, tek shtetasit e Vendeve-Antare të Bashkimit Evropian, tek homogjenët dhe tek shtetasit e shteteve që kanë sanksionuar Konventen Evropiane për konceptin Mjeksor Shoqeror, përderisa ata qëndrojnë përherë dhe ligjërisht në Greqi. Në veçanti persona që gëzojnë të drejtën e librezës janë: Shtetas g r e k ë ose me origjinë g r e k e (homogjenë, mbajtës të letër njoftimit të posaçëm të homogjenit) personat pa shtetësi ose shtetas të shtetve antarë të Bashkimit Evropian, të cilët janë të pasiguruar dhe e ardhura vjetore e tyrë nuk kalon shumën e 6.000 Euro, e rritur 20 % për bashkshorten dhe për çdo fëmijë të mitur osen nën tutelë, sigurisht me kushtin se kjo e ardhur nuk vjen nga veprimtaria profesionale e tillë që ti ofrojë mundësinë e sigurimit
- Kjo e ardhur e përcaktuar shtohet 50 % në rastet e personave me invalidet mbi 67%.
- Si e ardhur kuptohet e ardhura e tatuar reale ose e numëruar dhe e perjashtuar ose e tatuar me mënyrë posaçme.
Y4a/ int. 85777/16-9-2013 (AΔΑ: ΒΛ90Θ-ΟΘΣ) modifikon menr. Y4a/ int. 70456/25-7-2013 (AΔΑ: ΒΛ4MΘ-2OΛ) qarkore me temë: «Dhënie e sqarimeve përkatësisht me procedurën e miratimit për dhënie falas të kurimit mjeksor medikamentoz tek mbajtësit e librezës së personave të dobët ekonomikisht dhe tek të të Huajt pasiguruar dhe të dobët ekonomikisht ,të cilët gjenden në Territorin Grek» përsa u përket sa më poshtë: «Kur do plotësohet procedura e parashikuar nga spitali me miratimin definitiv të Administratorit ose të zëvëndësit të tij, do të kryhet akti ndërhyrës, do të jepen aparatet- ndihmësat medicinalë sidhe materjali sanitar i konsumueshëm për sëmundjet kronike pa u duhur dërgim i mëtejshëm dhe aprovim nga Ministria Shendetsisë».
Në Ministrinë e Shëndetsisë do të vazhdojnë të aplikohen për aprovim , sipas procedurës së qarkores së moderuar, vetëm në rastet konkrete siç referohen më poshtë në faqen e: imternetit