Shënjat (Simptomat)
Gratë
1. Dhimbje e theksuar gjatë urinimit
|
2. Sekrecion jo i zakonzshëm nga vagina, i cili mund të jet i dendur dhe të ketë ngjyrë jeshile ose ngjyrë të verdhë
|
3. Dhimbje, shqetësim ose sekrecion -rrjedhje nga anusi
|
4. Dhimbje e ndjeshme në pjesën e poshtme të barkut (jo e zakonshme)
|
5. Hemoragji në intervalin midis mentstruacioneve, menstruacionet janë më të rënda (jo të zakonshme)
|
6. dhimbje, enjtje, irritacion dhe rjedhje nga sytë
|
Burrat
1. Dhimbje dhe ndjenjë djegjeje gjatë urinimit
|
2. rrjedhje (sekrecion) jo i zakonshëm nga ana e penisit i cili mund të jetë me ngjyrë të bardhë, të verdhë ose jeshile
|
3. Dhimbje, shqetësim ose sekrecion-rrjedhje nga anusi
|
4. Inflamacion (enjtje) e lëkurës që mbulon anën e penisit
|
5. Dhimbje, ndjeshmëri në testikujt ose tek prostata (rrallë)
|
6. dhimbje, enjtje, irritacion dhe rjedhje nga sytë
|
Fëmijë neonatorë (të porsalindur)
- 1) Skuqje e syve , enjtje e syve me rrjedhje të dendur me qelb brenda dy javeve

Gonorea është një sëmundje e cila ngjitet përmes kontaktit seksual . Shumë nga njerëzit që kanë këtë sëmundje nuk e njohin këtë gjë. Shenjat e gonoresë çfaqen zakonisht brenda një jave nga infektimi por disa herë mund të mos çfaqen në këtë kohë por pas disa muajve ose kur infeksioni është përhapur në shumë pika të trupit . Një në 10 burrat dhe pothuajse gjysmat e grave nuk paraqesin shëmnja të sëmundjes .
Si ngjitet

Gonorea ngjitet
- Përmes lengjeve vaginale ose spermatike të infektuara
- Gjatë kohës së kontaktit seksual (kontakt vaginal, anal, oral)
- Nga nëna tek i porsalinduri gjatë kohës së lindjes
Gonorea mundet të infektojë , vaginën , penisin , qafën e mitres , uretrën (kanalin nga i cili del urina) anusin , pjesën e brendshme të grykës dhe disa herë sytë.
Përballimi
Për përballimin e sëmundjes kërkoni ndihmë mjeksore. Gonorea mjekohet me aplikimin e antibiotikëve. Është shumë e rendesishme që mjekimi të fillojë sa më shpejtë. Nëqoftëse nuk do të jepet mjekim , gomorea mund të çojë në probleme shumë serioze të shëndetit dhe vështirësi për të lindur fëmijë. Shërimi i sëmundjes nuk shkakton imunitet pra ekziston gjithmonë rreziku i infeksionit të ri.
Masa mbrojtëse –profilaktike
- Abstenimi (moskryerje e kontaktit seksual) besnikëri reciproke në marrëdhënie monogamike me (marrëdhenie seksuale vetëm me një) person i cili është kontrolluar dhe nuk është i infektuar .
- Përdorim sistematik dhe i saktë i prezervativit në çdo lloj kontakti seksual, gjatë gjithë zgjatjes së tij me çdo partner seksual, pakëson por nuk përjashton mundësinë të infektoheni, Prezervativi mbron vetëm pjesët që mbulon.
- Diskutoni hapur dhe sinqerisht me partnerin tuaj për virusin e papilomave të njeriut dhe për sëmundje të tjera që ngjiten përmes kontaktit seksual.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun tuaj
Do të duhet të konsultoheni me mjekun tuaj
- Nëqoftëse do të paqesni shënja të cilat mund të vijnë nga gonorea si dhimbje dhe djegje gjatë urinimit, dhimbje, shqetësim ose sekrecion -rrjedhje nga vagina, penisi dhe anusi
- Nëqoftëse partneri juaj ka gonore ose simptoma të gonoresë
- Nëqoftese vazhdoni të keni simptoma edhe pas shërimit të gonoresë
Referenca bibliografike
keelpno
nhs
cdc