Shënjat (Simptomat)
Një shumicë e madhe njerëzish me infeksion mga klamydiet nuk kanë simptoma.
Simptomat më të mundshme janë:
1. Dhimbje gjatë urinimit
|
2. Sekrecion (rrjedhje) jo e zakonshme nga penisi, vagina dhe nga anusi
|
3. Dhimbje në testikujt tek burrat
|
4. Hemoragji në inervalin midis menstruacioneve ose pas kryerjes së kontaktit seksual tek gratë.
|
5. Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut
|
6. Menstruacione më të rënda tek gratë
|
7. Dhimbje, shqetësim, sekrecion (rrjedhje) ose hemoragji nga anusi
|
8. Dhëimbje, enjtje, irritim dhe sekrecion (rrjedhje) mga sytë
|
Si ngjitet
Infeksionet nga klamydiet ngjiten
- Përmes lengjeve vaginale ose spermatike të infektuara
- Gjatë kohës së kontaktit seksual (kontakt vaginal, anal, oral)
- Nga një nënë tek i porsalinduri
Akoma edhe nëse simptomat do të zhduken, ata që kanë infeksion nga klamydiet mund të ngjisin të tjerët.
Përballimi
Për përballimin e sifilizit kërkoni ndihmë mjeksore. Infeksioni nga klamydiet përballohet lehtë me antibiotikë. Por nëqoftëse nuk do të mjekohet infeksioni disa herë mund të shtrihet edhe në pjesë të tjera të trupit dhe të çojë në probleme serioze afatgjata shendetsore tek burrat dhe tek gratë, si vështirësi për të lindur fëmijë. Evitoni kontaktin e ngushtë me persona të tjerë deri kur të plotësohet mjekimi i juaj dhe kontrolli/mjekimi i partnerit tuaj seksual.
Masa mbrojtëse – Profilaktike
- Abstenimi (moskryerje e kontaktit seksual) besnikëri reciproke në marrëdhënie monogamike me (marrëdhenie seksuale vetëm me një) person i cili është kontrolluar dhe nuk është i infektuar.
- Përdorim sistematik dhe i saktë i prezervativit në çdo lloj kontakti seksual, gjatë gjithë zgjatjes së tij me çdo partner seksual,
- Diskutoni hapur dhe sinqerisht me partnerin tuaj për virusin e herpesit të organeve genitale dhe për sëmundje të tjera që ngjiten përmes kontaktit seksual
Kur duhet të konsultoheni me mjekun tuaj
Do të duhet të konsultoheni me mjekun tuaj nëse:
- Besoni se mund të keni infeksion nga klamydiet
- Nëqoftëse partneri juaj seksual ka infeksion nga klamydiet ose simptomat e infeksionit nga klamydiet
Referenca bibliografike
keelpno
nhs
cdc