Shënjat (Simptomat)
1. Puçrra të cilat janë fshkza me leng dhe kruarje e trupit , e fytyrës dhe e kokës (brenda flokëve)
|
2. Temperaturë
|
3. Dhimbje koke
|
4. Lodhje
|
Lia e Dhenve zgjat zakonisht 5-10 ditë dhe është veçanërisht ngjitëse . Adultët zakonisht sëmuren më rendë dhe kanë rezik të rritur komplikacionesh. Komplikacioni më i shpeshtë konsiderohet infektimi i dëmtive të lëkurës nga mikrobet e zakonshme ku puçrrat në pika të ndryshme të trupit ,bëhen më të mëdha , më të kuqe dhe sekretojnë leng të verdhë me nuancë jeshile. Gjithashtu mundet të çfaqet , pneumonia , otiti e tj.
Si ngjitet
Lia e dhenve ngjitet nga personi tek personi
- Me kontakt direkt përmes ajrit , me pikëza gjatë bisedës ose kollës ose me kontaktin e lengut që ekziston tek fshikëzat e lekurës se personave me li të dhenve ose herpes zoster
- Me kontakt indirekt përmes sendeve që kanë ardhur në kontakt me sekrecionet e mukozave ose të dëmtimeve të lëkurës se personave që janë me li të dhenve .
Përballimi
Për përballimin e sëmundjes kërkoni ndihmë mjeksore. Në rastin e çfaqjes së temperaturës jepen medikamente kundër temperaturës që rekomandon mjeku. Për lehtësimin e kruarjes jepen preparate antihistaminike. Ti shmangeni kruarjes për të mos bërë shenja dhe mbani thonjtë e të sëmurit të prera dhe të pastra. Veshja me rroba të gjera , të buta dhe të pambukta ndihmon në evitimin e irritimit të lëkurës.
Masa profilaktike
- Vaksinim
- Nëqoftëse jini prekur nga lia e dhenve ju ose fëmija juaj të rrini në shtëçi sa kohë sëmundja është ngjitëse (d.m.th. deri sa të formojnë dregëz të gjitha fshikëzat)
- Nëqoftëse jini prekur nga lia e dhenve duhet të evitoni kontaktin me gra shtatzena, fëmijë neonatorë dhe cilindo që ka sistem të dobët imunitar sidhe personat që janë në kimioterapi ose nën mjekim me preparate steroide.
- Pastroni me dizinfektant sendet , objektet ose sipërfaqet që mundet të jenë infektuar dhe lani shpesh rroba të infektuara ose mbulesat.
Vaksinat
Programi Kombëtari Vaksinimit rekomandon dy doza të vaksines së lisë së dhenve. Femijë të moshes 12-15 muajve të vaksinohen me dozën e 1-rë të vaksinës dhe në moshën 4-6 vjeç me dozën e 2-të. Vaksina e lisë së dhenve rekomandohet gjithashtu edhe tek persona të cilët nuk janë vaksinuar dhe rezikohen të sëmuren nëse kanë arrdhur në kontakt me persona të prekur nga lia e dhenve sidhe në rastin e ekzaltimit të rasteve me li të dhenve për parandalimin e përhapjes së saj . Vaksinimi brenda 3 ditëve nga kontakti me të sëmurin mundet të ndalojë ose të moderojë çfaqjen e sëmundjes.
Referenca bibliografike
keelpno
nhs
cdc
Programi Kombëtar i Vaksinimit për Fëmijët dhe Adoleshentët 2011