Shënjat (Simptomat)
1. Temperaturë 380 C ose më i lartë
|
2. Zë i ngjirur
|
3. Dhimbje e grykës me veshtirësi ose dhimbje gjatë gëlltitjes
|
4. Dhimbje koke
|
5. Të dridhura (Konvulsione)
|
6. Membranë (Cipë) e cila mbulon bajamet , pjesën e pasme të grykës ( farinksin) dhe hundën dhe pengon frymëmarrjen
|
7. Kollë
|
8. Sekrecione (Rrjedhje) nga hunda
|
9. Gjendra të enjtura në grykë
|
Si ngjitet (Si transmetohet)

Difteria transmetohet shumë lehtë nga një përson tek tjetri .Kur një i sëmurë kollitet ose teshtin mikrobe në erë futen në organizmin e tjetrit nga goja ose hunda , rrjedhimisht dikush mundet të infektohet shumë lehtë pas kontaktit të zgjatur më personin që ka sëmundjen p.sh. nga një person që banon bashkë . Më rrallë semundja mundet të ngjitet nga sendet shtepiake si gotat , thikat , pirunjtë dhe peshqirëve sidhe nga kontakti i tufave të kafshëve që mbartin mikrobet në hundë ose në pjesën e brendshme të grykëve të tyre Së fundi mundet dikush të infektohet nëse do të pijë qumësht jo të pasterizuar ose do të hajë ushqime që pregatiten nga qumështi i tillë . Në vendet ku konditat higjenike janë të pakta , difteria mundet prekë lëkurën dhe të transmetohet përmes kontaktit me plagën e infektuar. Në këtë rast difteria shkakton puçëra me qelb që kur do shpohen krijojnë ulçëra .
Përballimi
Për përballimin e difterisë kërkoni ndihmë mjeksore . nëse ekziston dyshimi se kini difteri , mjeku do tju dërgojë në spital .Mjekimi i difterisë bëhet me antibiotikë . Sëmundja nuk të shpie gjithmonë tëk përfitimi i imunitetit prandaj pas mjekimit rekomandohet vaksinimi . Difteria e lëkurës mjekohet me larje të mirë me sapun dhe ujë të ulcerave (plagëve ) që janë të infektuara nga mikrobet përkatëse . Ulcerat (plagët ) që shkaktohen nga difteria zakonisht mbyllen në 2-3 muaj .
Masa profilaktike
Mënyra me e efektshme e profilaksisë nga difteria është vaksinimi .
Kur duhet të konsultoheni me mjekun tuaj
Nëse kini ndonjë nga shënjat ( siptomat ) e mësipërme ose erdhët në kontakt të afërt me person që është prekur nga difteria do të duhet të konsultoheni me mjekun tuaj .
Vaksinat
Vaksina e Difterisë -Tetanozit –Pertussis (DtaP) qarkullon në Greqi me shtesë edhe të vaksinave të tjera . Në bazë të Programit Kombëtar të Vaksinimeve , aplikohet duke filluar nga mosha e 6 javëve në doza përsëritëse ( 6 doza ) deri në moshën 12 vjeç . Vijojnë dozat përsëritëse të vaksinës Td me interval çdo 10 vjet për gjithë jetën e mbetur.
Rekomandohet që të gjithë të rriturit që nuk janë vaksinuar sidhe ata të cilët nuk dinë nëse janë vaksinuar ,pavarësisht nga mosha të marrin tre (3) doza të vaksines Td . Vaksinimi me një dozë Ripërseritëse Td për çdo 10 vjet .
Referenca bibliografike
keelpno
nhs.uk
cdc
Programi Kombëtar i Vaksinimit për Fëmijët dhe Adoleshentët 2011