Shënjat (Simptomat)
1. Enjtje e njerit ose më shumë gjendrave që prodhojnë pështymën zakonisht të atyre poshtë veshit në drejtim të fytyrës (parotide) nga njera anë ose nga të dy anët e kokës
|
2. Vështirësi në gëlltitje
|
3. Temperaturë e ulët
|
4. humbje e oreksit
|
5. Dhimbje koke
|
15 – 20 % e të infektuarve me parotit nuk paraqesin simptoma .
Tek fëmijet semundja zakonisht është e lehtë. Të rriturit mund të paraqesin simptoma më të rënda dhe më shumë komplikacione (p.sh. inflamacion në tru , inflamacion në testikujt.)
Si ngjitet (si transmetohet)
Parotiti (shytat) ngjitet direkt nga personi në person me pikëzat e pështymës ose nga sekrecionet nga goja e të sëmurit ose nga hunda e të sëmurit me parotit zakonisht kur personi kollitete , tështin ose flet. Parotiti (shytat) mund të njitet indirekt përmes kontaktit të sendeve dhe të sipërfaqeve të infektuara . Mundet të ngjitet para enjtjes së gjendrave parotide sidhe deri 5 ditë më pas.
Përballimi
Për përballimin e sëmundjes kërkoni ndihmë mjeksore .Nuk ka mjekim për parotitin (për shytat) .Mjekimi është vetëm asisten , mbështetës (çlodhje , pirje e shumë lengjeve , medikamente kundër temperaturës)
Masa mbrojtëse, profilaktike
- Vaksinimi përbën mënyrën më të mirë të parandalimit të sëmundjes
- I sëmuri me parotit (me shyta) duhet të evitojë kontaktet e ngushta , veçanërisht me foshnjat dhe persona me çrregullime të sistemit imunitar të cilat nuk mund të vaksinohen
- I sëmuri me parotit (me shyta) duhet të qendrojë në shtëpi dhe të mos shkojë në punë ose në shkollë për 5 ditë pas enjtjes së gjendrave parotide . Njëkohësisht të evitojë kontaktet me personat e tjerë të familjes.
- Mbulimi i gojës kur kollitemi ose tështijmë
- Larje e shpeshtë dhe me imtësi të duarve dhe edukim edhe i fëmijve të vegjel .
- Evitoni ndarjen me të tjerët të enëve që përdorni
- Pastrim i rregullt i sendeve që përdoren më shpesh (p.sh. lodrat , dorezat e mobiljeve , tavolinat) me sapun dhe ujë ose me shami të lagura.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun tuaj
Nëqoftëse dyshoni se ju ose fëmija juaj kini parotit (shyta) kërkoni ndihmë mjeksore .
Vaksinat
Vaksina e parotitit (shytave) përfshihet tek vaksina e Fruthit-Rubelles- Parotitis (MMR) dhe tek vaksina e Fruthit-Rubelles- Parotitis -Varicceles (MMRV) .Vaksina jepet në dy doza në moshën 12 - 15 muaj sipas Programit Kombëtar të Vaksinimeve .Doza e dytë aplikohet në moshën 4-6 vjeç.
Njerëzit me infeksion HIV pa simptoma duhet të vaksinohen.
Referenca bibliografike
keelpno