Shënjat (Simptomat)
Stadi i 1-rë ( 1 – 2 javë) :
1. Kollë e thatë fillimisht natën
|
|
2. Rrufë
|
Stadi i 2-të (1-6 javë)
1. Akcese me kollë intensive spasmodike
|
|
2. Të vjella pas kollës intensive
|
|
3. Fishkëllimë gjatë inhalacionit
|
|
4. Cianozë (ngjyrë blu viollce e lekurës) për shkak të apnesë (mosmarrje frymë)
|
Stadi i 3-të (2-3 javë)
1. kollë më e lehtë (akceset rrallohen dhe përfundimisht ndalen)
|
|
2. temperaturë e ulët (jo gjithnjë)
|
Komplikacioni më i shpeshtë është pneumonia ndërsa komplikacioni më i rëndë është encefapatia pertussike (konvulsione, koma) Komplikacione më pak të rënda të kollës së mirë janë , otitis media (inflamacioni i veshit) humbja e oreksit dhe dehidratimi (humbja e lengjeve).
Si transmetohet
Kolla e mirë transmetohet shumë lehtë. Ngjitja e tij bëhet nëpërmjet ajrit me pikëza ose me kontakt direkt me sekrecionet (p.sh. pikëzat spërkatëse) nga hunda dhe nga goja e personave të sëmurë .
Përballimi
Për përballimin e sëmundjes ,kërkoni ndihmë mjeksore . Fëmijë më të vegjel se një vit mund të duhet të shtrohen në spital . Rekomandohen , pushim , marrje e lengjeve me shumicë për evitimin e dehidratimit (humbjes së lengjeve) dhe pastrim i sekrecioneve ose të vjellave gjatë kohës së kollës në mënyrë që të evitohet ththja e tyre . munden të prdoren Ibuprophen ose Paracetamol për qetësimin e shenjave të tjera , si temperaturës dhe dhimbjes së grykëve. Mos jepni aspirinë tek fëmijë nën 16 vjeç.
Masa profilaktike
- Vaksinimi
- Të sëmurët me kollë të mirë të diagnostikuar me siguri duhet të izolohen
- Ata që mundet të kenë kollë të mirë duhet qendrojnë larg foshnjave dhe fëmijve veçanësht të pavaksiuar , derisa të marrin antibiotikë të paktën për pesë ditë.
- Fëmijët e pavaksinuar nën 7 vjeç duhet të largohen nga shkolla , nga kopshti i fëmijve ose nga mbledhjet publike deri 21 - ditë (kërkoni këshillën e mjekut) .
- Do të duhet të kontrollohet situacioni i vaksinimit i të gjithë atyre që erdhën në kontakt me të sëmurin .Fmijët që erdhen në kontakt me të sëmurin që ka kollë të mirë duhet të vaksinohen .Rekomandohet dhënia e mjekimit medikamentoz për 7 ditë me antibiotikë tek personat që kanë ardhur në kontakt me të sëmurin , perderisa në shtëpi ekziston femijë nën 1 - vit .
- Gra shtatzena që paraqiten kollë të mirë 3 javët e fundit para se të lindin , rrezikojnë të ngjisin foshnjat e tyre të porsalindura dhe rekomandohet të mjekohen me antibiotikë.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun tuaj
Konsultohuni më mjekun nëqoftëse vëreni se shenjat që u rëferuan më sipër dhe dyshoni se mundet të kini fruth.
Vaksinat
Vaksina e kollës së mirë mundet të aplikohet qoftë në kombinim me vaksinat e tetanozit dhe tetanozit si vaksinë të trefishtë (DtaP) qoftë edhe në vaksina të tjera gjatë muajit të 2-të , 4-ert , 6-të , 15-të – 18-të të jetës dhe më pas në moshën 4-6 vjeç .
Referenca bibliografike
keelpno
nhs