Shënjat (Simptomat)
1. Ekzantema ,skuqje/ puçrra të kuqe (reth 5 ditë , fillimisht në fytyrë , pastaj në trung dhe në shpatull dhe në vazhdim në anësitë e poshtme dhe të sipërme)
|
2. Rrufë
|
3. Konjuktivit dhe bezdisje e shikimit në dritë të fortë
|
4. Temperaturë e ulët (deri 380 C për reth 2 ditë)
|
5. Kollë
|
Si transmetohet
Fruthi është semundje shumë ngjitëse . Të gjithë personat që nuk janë semurur ose nuk janë vaksinuar munde të sëmuren nga fruthi .Personat që sëmurën transmetojnë sëmundjen pothuajse 4 ditë para se çfaqin puçrrat deri edhe 4 ditë më pas. Kur të sëmurët kolliten ose teshtijnë pikëzat shpërndahen përmes ajrit dhe munden të infektojnë persona të tjerë ose sipërfaqe të ndryshme , duke mbetur aktive dhe të infektueshëm të paktën për 2 orë.
Përballimi
Për përballimin e fruthit ,kërkoni ndihmë mjeksore . Mjekim i posçëm nuk ekziston . mjekimi është vetëm asistent ( çlodhje , medikamente kundër temperaturës , lengje me bollëk) Semundja natyrale ofron imunitet të përjetshëm .
Masa profilaktike
- Vaksinimi përbën mënyrën më të mirë të parandalimit të sëmundjes .
- Fëmijët me fruth të largohen nga shkolla për 4-5 ditë nga çfaqja e ekzantemave –puçrrave .
- Nëqoftëse ka fëmijë të ambientit të afërt të të sëmurëve që paraqesin rrufë , duhet të ëhet kufizimi i komunikimit me persona të ndjeshëm dhe në veçanti foshnjat dhe gratë shtatzëna.
- Vaksinim i atyrë që erdhën në kontakt të ngushtë me të sëmurin nëse do të kryhet brenda 72 orëve nga ekzpozimi tek virusi ofron mbrojtje të kënaqshme .
- Dhënie e immunoglobulinës (IVIG) bëhet brenda 6 ditëve të para nga ekspozimi tek virusi , në foshnjat e ndjeshëm ( foshnja nën një vit , gra shtatzena ) ose tek personat immunosupressivë të rethit të ngushtë familjar të të sëmurit të cilët kanë të shtuar rrezikun e komplikacioneve ose tek personat që kundraindikohet vaksina.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun tuaj
Konsultohuni më mjekun nëqoftëse vëreni se shenjat që u rëferuan më sipër dhe dyshoni se mundet të kini fruth.
Vaksinat
Vaksina për parandalimin e fruthit përfshihet tek përfshihet tek vaksina e Fruthit-Rubelles- Parotitis ( MMR) dhe tek vaksina e Fruthit-Rubelles- Parotitis -Varicceles (MMRV) .Vaksina rekomandohet të bëhet në dy doza në moshën 12 - 15 muaj dhe 4-6 vjeç.
Referenca bibliografike
keelpno
nhs.uk
Programi Kombëtar i Vaksinimit për Fëmijët dhe Adoleshentët 2011