Shënjat (Simptomat)
Shenjat (simptomat) më të zakonshme janë:
1. Temperaturë lartë me dridhje (konvulsione) çdo ditë e 2-të ose e 3-të
|
2. Ikter (ngjyrë e verdhë e syve, e lëkurës dhe e mukozave)
|
3. Anemi (zbehje)
|
4. Djersitje
|
5. Dhimbje koke
|
6. Dhimbje e muskujve
|
Shenja (simptoma) të tjera që gjithashtu munden të çfaqen janë:
1. Nauze
|
2.Djare, heqje barku
|
3. të vjella
|
Nëse nuk do të jepet mjekimi i posaçëm dhe në format e rënda të sëmundjes mund të çfaqen:
- Simptoma neurologjike
- Insufiçiencë renale ose respiratore
Si ngjitet (Si transmetohet)
Malaria ngjtet (transmetohet)
- Kryesisht nëpërmjet pickimit të një mushkonje konkrete e kontaminuar e seksit femër ku më parë duhet të ketë pickuar person që është i infektuar me malarie.
- Më rrallë me transfuzion gjaku, transplantim i organeve, përdorim i ageve të kontaminuara ose shiringave ose nga nëna tek embrioni.
Malaria nuk ngjitet transmetohet) nga personi në person përmes kontaktit të zakonshëm (p.sh. prekje, puthje) kontakt seksual ose permjet kontaktit tjetër.
Përballimi
Për përballimin e sëmundjes kërkohet ndihmë mjeksore. Kundër malaries ekzistojnë shumë medikamente të ndryshme efikase. Mjekimi është mirë që të fillojë në kohën e duhur dhe me mjekimin e duhur, i sëmuri mundet të bëhet mirë. Por sëmundja mund të keqësohet ose të riçfaqet nëse nuk është bërë mjekim i mirë.
Masa profilaktike
Do të duhet të mbahen mjete sistematike mbrojtëse për pickimet mushkonjave si më poshtë:
- Përdorim i insektlarguesve nga lekura e zbuluar edhe mbi rrobat duke patur për bazë udhëzimet e konstruktorit.
- Përdorim i insekticideve në ajër.
- Kujdes gjatë orëve më të rendesishme të ekspozimit në pickimet që janë nga muzgu deri në të gdhirë.
- Përdorimi i veshjeve të posaçme me ngjyrë të hapur dhe të gjera të cilat mbulojnë sa më shumë behet trupin (mëngë të gjata dhe pantallona). Dushe të shpeshta pastërtie për largimin e djersës.
- Rrjeta kundër mushkonjave (sita që pengojnë hyrjen e mushkonjave) tek të çarat e shtëpisë (p.sh.dritaret, papafingot, kanalet e ajrit të oxhakut ).
- Perdorim i neto mushkonjes në rajonet me dëndësi të madhe mushkonjash ose në raste ku nuk lejohet përdorimi i mjeteve të tjera mbrojtëse (si, përdorim i insektlarguesve tek foshnjat nën 2 muaj).
- Largimin e ujit të ndenjur nga govatat, enët, vazot e luleve, saksitë, goma të vjetra, kanalet e rrjedhjes së ujrave dhe pjesëve të tjera të kopshtit në mënyrë që të mos kenë hyrje mushkonjat në ujëra të ndenjura të cilat përbëjnë pika ku mushkonjat lenë vezët e tyre.
- Perdorim i ventilatorëve dhe i air kondicionerve. Ajri i freskët pakëson veprimtarinë e mushkonjave por nuk i vret . përdorimi i ventilatorëve veçanërisht të (tavanit) vështirëson afrimin e insekteve.
- Qethje e mirë gazonit, shkurreve, gjelbërimit (pika ku gjejnë strehim mushkonjat mature)
- Pëerdorim i llambave me ngjyrë të verdhë për ndriçimin e ambienteve të jashtme (i qasin më pak mushkonjat) .
Grupet e njerëzve që rrezikohen më shumë kur do të sëmuren, janë fëmijët e vegjel, gratë shtatzëna dhe në përgjithësi të sëmurët nën represion imunitar
Kur duhet të konsultoheni me mjekun tuaj
- Nëse bëhet fjalë se do të udhëtoni jashtë shtetit në rajon ku ka mundesi të ketë malarie, duhet të komunikoni me Zyrën e Mjeksisë se Udhetimit të ΚΕΕΛΠΝΟ/Qendra e Infeksioneve të Posaçme dhe Parandalimit të Sëmundjeve. ose me Drejtoritë Sanitare dhe të Kujdesit Social të rajonit të banimit tuaj, 4-6 javë para udhëtimit .
- Nëse paraqisni shënja (simptoma) të malaries kërkoni ndihmë mjeksore akoma edhe nëse kanë kaluar mjaftë muaj qysh kur u gjendet në rajon me malarie.
Referenca bibliografike
keelpno
nhs