Shënjat (Simptomat)
1. Spazmë e muskujve mastikatorë (të përtypjes)
|
2. I sëmuri nuk mundet të përkulë qafën-zverkun
|
3. Vështirësi në gëlltitje
|
4. Rigiditet i muskujve të barkut
|
5. temperaturë
|
6. Djersitje
|
7. Rritje e presionit arterjal
|
8. Takikardi
|
9. Spazma (të rrala)
|
Tetanozi mundet të sjellë vdekjen.
Si ngjitet (si transmetohet)
- Sporet e mikrobit të tetanozit munden të hyjnë në organizëm përmes çdo plage ose djegjeje të rëndë që shkakton hapje në lëkurë. Shqetësim më të madh shkaktojnë traumat e mëdha të thella të hapura .
- Sporet e mikrobit të tetanozit munden të ekzistojnë në dhe sidhe gjithashtu në sistemin intestinal (të zorrëve) dhe në jashtqitjet e shumë kafshëve dhe njerëzve. ndotja e një traume me dhe, jashtqitje të kafshëve dhe pleh, përbën versionin më të rrezikshëm
- Tetanozi mundet të ndodhë akoma edhe pas kontaktit me copa të thyera, shpime dhe tatuazhe.
- Perdoruesit e substancave narkotike intravenoze kanë rrezik të shtuar të paraqesin tetonoz.
Tetanozi nuk transmetohet nga njeriu në njeri.
Përballimi
Për përballimin e sëmundjes kërkoni urgjentisht ndihmë mjeksore. Përballimi varet nga vaksinat që ka kryer i sëmuri. Në çdo rast trauma fillimisht duhet të dizinfektohet. Tek i sëmuri me historik vaksinimi të pakët ose jo të plotë dhe trauma që mund të jetë e infektuar nga mikrobi i tetanozit, duhet të bëhet një dozë e vaksinës tetano- difterike (Td) sidhe një dozë e medikamentit tjetër (hyperimunizim me γ-globulinë të tetanozit) sa më shpejtë të jetë e mundur. Për sëmundjen e tetanozit nuk mjekim. Mjekimi më i mirë është parandalimi përmes vaksinimit.
Masa mbrojtëse , profilaktike
Mënyra më e mirë e mbrojtjes (profilaksisë) nga tetanozi është vaksinimi.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun tuaj
Nëqoftëese do të pësoni traumë që mundet të jetë e ndotur, e infektuar nga mikrobi i tetanozit , kërkoni sa më shpejtë të jetë e mundur duke pasur me vete - nëse keni - librezën tuaj të vaksinave (informata se çfarë vaksina kini kryer) veçanërisht nëse trauma është e madhe dhe evidentisht i infektuar.
Vaksinat
Të gjithë duhet të vaksinohen me vaksinë tetano - difterike (Td ose Tdap). Doza përsëritëse duhet të bëhen gjatë gjithë jetës së një personi, çdo dhjetë vjet.
Referenca bibliografike
keelpno
nhs