Shënjat (Simptomat)
1. Dhimbje e rëndë koke
|
2. Temperaturë
|
3. vuajtje , mundim
|
4. Dhimbje muskulare, dhimbje e kyçeve dhe e anësive (p.sh duar, këmbë)
|
5. Nauze
|
6. Të vjella
|
7. të dridhura, këmbë e duar në mënyrë jo të zakonshme të ftohta
|
8. lekurë e zbehtë dhe me njolla dhe buzë blu
|
9. Diarre (heqje barku)
|
Pasi gjendja keqësohet:
1. Gjumësi
|
2. Komfuzion (pështjellim)
|
3. Spazma
|
4. Fotofοbi (ndjeshmëria tek drita e fortë)
|
5. Vështirësi e përkuljes së zverkut
|
6. Frymemarje e shpejtë
|
7. ekzantemë (puçër e kuqe) ne formë njollash e cila as zhduket dhe as ndryshon ngjyrë me shtypjen (jo gjithnjë)
|
Shënja (simptoma) tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël:
1. Reagime të ngadalshme ose mungesë reagimesh
|
2. Reagime nervoze
|
3. Të vjella dhe refuzon për të ngrënë
|
4. Lëkurë e zbehtë me njolla
|
5. Humbje e oreksit
|
6. Gjumësi dhe mohon të zgjohet
|
Disa foshnja paraqesin enjtje në pjesën e butë të kokës së tyre.
Si ngjitet (si transmetohet)
Meningiti mundet të ngjitet nëpërmjet kontaktit shumë të afërt dhe të zgjatur nga personi tek personi me pikëza nga hunda dhe nga goja. Mënyra të mundshme të ngjitjes së sëmundjes janë:
- Tështitja
- Kolla
- Puthjet
- Përdorim i përbashkët i sendeve si i thikave, pirunjve, furçës së dhëmbëve, cigareve.
- Jetësë në ambientet ku ekziston grumbullim i madh njerëzish si kopshte fëmijësh, shkolla, universitete, vatrat studentore, repartet ushtarake, anije .
Meningiti mundet gjithashtu të ngjitet:
- Me kontaktin me një sipërfaqe ose objekt të infektuar ku mbi të ka virusin kur ky njeri nuk lan duart e tij me kujdes
- Me kontakt të duarve në gojë
- Përmes fekaleve
- Nga sekrecionet e minjve dhe përmes kontaktit me pluhur të infektuar
- Gjatë lindjes nga nëna tek i porsalinduri
Përballimi
Të sëmurët me shënjat (simptomat) e meningitit duhet të kërkojnë menjëherë ndihmë mjeksore. Nëse kanë formë të rëndë meningiti duhet të shtrohen në repartet e mjekimit intensiv.
Masat mbrojtëse (profilaktike)
- Evitim i kontaktit të afërt dhe ekspozimit tek pikëzat – spërkatese
- Pakësim të grumbullimit të njerëzve në ambientet e punës , shkolla , reparte ushtarake dhe anije.
- Larje e imët e duarve me sapun dhe me ujë para ngrenies ose para gatimit të gjellës sidhe pas përdorimit të WC-es ose nderrimin e pelenave tek fëmijët (si të fëmijës po kështu edhe të personit të moshuar për të cilin kujdeset.)
- Larje të imët dhe të shpeshtë të duarve (fërkim të paktën per 15-20 sekonda) aq të të sëmurit me shumë djarre dhe zbrazje po kaq edhe të personit të për të cilin kujdeset.)
- Pakësim të grumbullimit të njerëzve dhe ajrosje e mirë e ambienteve.
Kur duhet të konsultoheni me mjekun tuaj
Nëqoftëse do të vëreni shenja të meningitit , veçanërisht tek fëmijët e vegjel kërkoni menjëherë ndihmën mjeksore. Nëqoftëse kini ardhur në kontakt të ngushtë dhe të zgjatur ( > 8 orë ) me të sëmurin ose me sekrecionet e tij të frymëmarjes kërkoni menjëherë konsultë mjeksore pasi mund të duhet të merrni antibiotikë .
Vaksinat
Ekzistojnë disa vaksina por jo për të jitha mikrobet e meningitit. Në vendin tonë qarkullon vaksina për meningitin C e cila aplikohet në 2 doza nën një vit dhe një dozë përsëritëse në moshën mbi 12 muaj ose në një dozë në fëmijë mbi një vit sidhe vaksinë e cila aplikohet tek persona mbi 11 vjeç. Gjithashtu përsa i përket meningitit të shkaktuar nga viruset, vaksina disponibile ekzistojnë kundër viruseve të poliomelitit, fruthit, parotitit, varicceles, gripit, tërbimit (Rabies) dhe disa viruseve të tjerë ( ) virusi i encefalitit japonez, encefaliti nga këpusha)
Referenca bibliografike
keelpno
nhs
cdc