Shënjat (Simptomat)
1. Kollë insistente
|
2. Mukus me gjak
|
3. Humbje e oreksit dhe e peshës
|
4. Djersitje gjatë natës
|
5. Dhimbje në gjoks
|
6. Dobësi dhe lodhje
|
7. Temperaturë
|
Si ngjitet (si transmetohet)
Tuberkulozi transmetohet nga një person tek tjetri me inhalimin e pikëzave. Personat me tuberkuloz pulmonar (të mushkërisë) nxjerrin pikëza shumë të vogla me kollën, me teshtitjen dhe me të folurit intensiv. Këta persona zakonisht transmetojnë sëmundjen tek njerëzit që janë në kontakt të afërt me ata mjaftë orë çdo ditë. Më shumë të ndjeshëm janë femijët e vegjel dhe pleqtë sidhe gjithashtu personat me sëmundjen e sheqerit, insufiçiencë renale kronike, leuçemia ose limfomat, persona të dhënë pas alkoolit ose pas substancave toksike. Gjithashtu personat të cilët marrin medikamente kortikosteroide ose medikamente immunosupressive të cilët janë bartës të HIV (virus i cili shkakton AIDS-in) sidhe personat që nuk ushqehen mirë.
Përballimi
Për përballimin e sëmundjes kërkoni ndihmë mjeksore. Tuberkulozi pothuajse gjithmonë mundet të sherohet, por duhet të merren medikamente më shumë se një për një kohë relativisht të gjatë. Ndoshta do të ndjeheni mirë sapo disa javë nga fillimi i mjekimit porse duhet të vazhdoni të merrni medikamentet tuaja rregullisht. Është shumë e rendesishme të ndiqni udhëzimet e mjekut tuaj.
Masa mbrojtëse, profilaktike
Nëqoftëse vuani nga tuberkulozi pulmonar (i mushkërisë) ekzistojnë disa gjera që mundeni të bëni për të mbrojtur veten tuaj dhe njerëzit reth jush.
- Gjeja më e rendesishme është që të merrni medikamentet tuaja ashtu siç ju ka thënë mjeku juaj.
- Kur kolliteni ose kur teshtini ose kur qeshni, mbuloni gojën tuaj me një shami dhe këtë vendoseni në një qeskë të cilën do ta mbyllni mirë dhe do ta hidhni
- Mos shkoni në punë ose në shkollë dhe evitoni kontaktin e ngushtë me cilindo.
- Ajrosni shpesh dhomën tuaj (nëse nuk bën shumë ftohtë jashtë)
Kur duhet të konsultoheni me mjekun tuaj
Në rast se kini kollë që zgjat më shumë se tre javë ose nëse do të kolliteni me gjak, do të duhet të kërkoni ndihmpë mjeksore.
Vaksina
Për Tuberkulozin ka vaksinë e cila quhet BCG. Në Greqi BCG përfshihet në Programin Kombëtar të Vaksinimeve dhe bëhert në moshën 6 vjeç. Paranadlimi i tuberkulozit me vaksinë në lindje rekomandohet tek fëmijët e emigrantëve dhe romave (ciganëve).
Rekomandohet kontrol me reaksion të lëkurës Matoux gjatë hyrjes tuaj në vend (në Greqi) dhe nëse është negativ, përsëritje nëse bëhet fjalë që të merrni Leje qendrimi Në rastin e konstatimit të reaksionit pozitiv MANTOUX bëhet kontroll i mëtejshëm dhe mjekimi.
Për më shumë informacion
keelpno
who
nhs
Programi Kombëtar i Vaksinimit për Fëmijët dhe Adoleshentët 2011